Flash

Patronazhistët u bënë personazhe të urryer për Europën, Berisha: U damkosën rrjetet e tyre në raportin e IBAR

Lapsi.al 29 May 2026

Kreu demokrat, Sali Berisha ishte sot në një takim me përfaqësues të Komisionit të Venecias në selinë e Kuvendit. Pas takimit, Berisha pati një prononcim për gazetarët ku theksoi se biseda u përqendrua te ligji për financimin e partive politike. I shoqëruar nga deputetët Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Albana Vokshi, kryedemokrati tha se mazhoranca ka përdorur para nga buxheti i shtetit një vit më parë për zgjedhjet parlamentare në kundërshtim me ligjin.

Më tej, Berisha vuri në pah se institucione si SPAK apo KQZ kanë një armiqësi të theksuar ndaj opozitës. Ndërkohë që foli edhe për raporti IBAR, ku shtoi se për herë të parë damkosen rrjetet e patronazhistëve të PS-së.

"Duke përjashtuar atë çka ligji përcakton për financimin e partive, një ditë para zgjedhjeve, një organizatë private, që u kontraktua nga Edi Rama, ka ndikuar te zgjedhësit.

Janë para buxheti këto. U dekretuan 29 mijë ha kanabis, kur një bimë kanabis vlerësohet në 1 mijë euro të ardhura. Këto shkojnë në mld në vetvete. Pabarazia ishte në mijëra herë në para buxheti. Shto këtu mbi 500 mln prokurime të ndaluara më ligj në fushatë elektorale. Farsa më e shëmtuar ndonjëherë.

Problem tjetër themelor, armiqësia e institucioneve ndaj opozitës. Shkalla ekstreme e politizimit të KQZ dhe SKAP të partisë. Nga 43 dosje të dërguara dhe shqyrtuara vetëm 1 penalizim. Të tjerat amnisti nga SKAP i partisë, një problem madhor për pluralizmin politik. Shprehëm mendimin tonë se është e domosdoshme që institucionet e shqyrtimit të ankesave të kenë një lloj pavarësie besnikërie ndaj ligjit.

Takimi ishte shumë i mirë. Këta kanë ardhur të marrin mendimet e partive politike për të dhënë rekomandime. Mos harroni pak simbolin e refraktaritetit në rastin e Olta Xhaçkës, është një mëktare e jashtëzakonshme. Përfaqëson një Lubi në vetvete. Madje ka rrezik ia kanë lakmi njëra-tjetrës.

Nuk di të ketë asnjë draft të përbashkët. Di që ODIHR ka sjellë rekomandime të shkëlqyera. Ka bërë një raport të shkëlqyer të cilin ne e përfillim, presim dhe rekomandimet e Venecias. Nuk di një lloj dakordësie mes drejtuesve të Komisionit të Reformës.

Patronazhistët u bënë personazh të urryer si Balluku në raportin e IBAR. Damkoseshin rrjetet e patronazhistëve. Censurimi i raporteve ndërkombëtare që damkosin qeverinë dhe mbrojnë qytetarët është një akt i dënueshëm i mafies së fjalës së lirë. Për herë të parë në raportet e BE, damkosen rrjetet patronazhiste. Nuk kam tendence të mohoj asgjë, mbroj interesat e qytetarëve. Hashashi dhe kokaina është te kullat", tha Berisha.

Të këshilluara

Pse po përhapet Ebola?

Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike të Kongos. Nënt&eum...

08:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI