Flash

Vetting/ Emërime pa garë dhe poste kyçe në Tatime, Erilinda Lala pritet të ‘shpërblehet’ në krye të bizneseve VIP

Lapsi.al 29 May 2026

 

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka marrë në shqyrtim dosjet administrative të zyrtarëve Gjergji Smokthina, Altin Demiraj dhe Asqeri Mirashi, lidhur me procedurat e ndjekura për emërimin dhe ushtrimin e funksioneve të tyre në administratën publike.

Në bazë të të dhënave të administruara, për të tre rastet është aplikuar mekanizmi i “ngarkimit në detyrë”, praktikë që, sipas interpretimit të institucionit, bie ndesh me parashikimet e nenit 48 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Rasti i Erilinda Lalës evidenton se sipas burimeve jozyrtare, pritet të ndodhë një rrokadë, ku ajo do të zëvendësojë Estela Durën. Misioni i Erilinda Lalës në Tatimet e Tiranës duket se ka përfunduar, pasi ka “goditur në shenjë” bizneset e kryeqytetit. Edhe Lala vazhdon të jetë e komanduar prej afro një viti, pa kaluar në filtrat e DAP-it.

Arbëri Ametbejasi mban një nga postet më të rëndësishme, atë të drejtuesit të Strukturës së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara në nivel qendror. Pasi la funksionet në Vlorë, ai u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme pa asnjë transparencë publike, pa CV të publikuar dhe pa procedurë konkurrimi të dokumentuar nga Departamenti i Administratës Publike.

Një tjetër rast i diskutueshëm është ai i juristes Armela Tafani, e cila mban një pozicion drejtues në administratën fiskale pa pasur gjurmë të qarta të karrierës së saj të mëparshme. Referuar viteve të eksperiencës, ngrihen pikëpyetje serioze nëse ajo plotëson kriteret për të ushtruar një funksion drejtues në administratën tatimore.

Dokumentet zbulojnë se ky model ka qenë i konsoliduar që në kohën e Ceno Klosit. Avokati Laska shprehet se: “Duke anashkaluar hallkat e meritokracisë, rekrutohen ‘ushtarë’ të partisë. Në këtë mënyrë, ai person që nuk e ka nivelin e duhur të kualifikimit dhe e di që vendin e punës nuk e ka marrë me meritë, por si rezultat i shërbimit ndaj partisë, është i gatshëm të kryejë edhe shkelje të tjera për të qëndruar në atë pozicion.” 

Ndërkohë Gjergji Smokthina u emërua në vitin 2022 përmes DAP-it, por në vitin 2024 u përfshi në një cikël të vazhdueshëm transferimesh në funksione të përkohshme, pa afat të përcaktuar, duke shkelur edhe nenin 26 për konkurrimin e hapur. Altin Demiraj kaloi nga kontrolli tatimor në funksione operative dhe anasjelltas, pa një bazë të qartë ligjore, në kundërshtim me parimin e transparencës të Kodit të Procedurës Administrative.

Mbi të gjitha, ky kaos u shoqërua edhe me shkelje të rënda lidhur me pezullimet vullnetare. Punonjës si Besnik Seferaj, Edvin Gruçka dhe Agron Nuredinaj, pasi përfunduan afatet e pezullimit, u përballën me pritje pa fund dhe vonesa të qëllimshme administrative, në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil.

Të këshilluara

Pse po përhapet Ebola?

Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike të Kongos. Nënt&eum...

08:47

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI