Flash

Një javë: Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës

Lapsi.al 30 August 2026

Pika e Kalimit Kufitar të Morinës, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, vijon të përballojë një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh. 

Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar lëvizje të shumta të qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar, në prag të përfundimit të sezonit veror dhe nisjes së vitit të ri shkollor më 1 shtator në Kosovë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, përmes Morinës kanë hyrë në territorin shqiptar 51 mijë e 278 qytetarë të Kosovës, me 14 mijë e 692 automjete dhe autobusë.

Fluksi ka qenë i konsiderueshëm edhe gjatë ditëve të mëparshme. Vetëm në periudhën 24–28 gusht, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 152 mijë e 694 qytetarë të Kosovës dhe 46 mijë e 870 mjete.

Në total, gjatë periudhës 24–30 gusht, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka arritur në 203 mijë e 972, ndërsa numri i automjeteve ka shkuar në 61 mijë e 562.

Lëvizjet e shumta në kufi lidhen me ditët e fundit të pushimeve verore, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve po shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve përpara nisjes së vitit të ri shkollor.

Fluksi i lartë në Morinë është pjesë e një tendence të evidentuar gjatë gjithë sezonit veror. Të dhënat për muajt maj, qershor dhe korrik tregojnë se rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri, me destinacion zonat bregdetare.

Në këtë shifër përfshihen edhe pjesëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë shfrytëzuar periudhën e pushimeve për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.

Me afrimin e shtatorit, pritet që lëvizjet në Morinë të mbeten intensive, veçanërisht në drejtim të Kosovës, për shkak të kthimit të pushuesve dhe përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI