Flash

Kuvendi nis sesionin e ri, në fokus reforma territoriale dhe ndryshimet në qeveri

Lapsi.al 8 September 2026

Kuvendi rikthehet këtë të martë në aktivitet pas pushimit veror. Deputetët do të mblidhen në orën 17:00 për hapjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë pritet të jetë kryesisht formale. Në nisje të punimeve pritet edhe procedura për ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Pas dekretimit nga Presidenti, ajo mund të bëjë betimin në Kuvend. Socialistët pritet të propozojnë gjithashtu një emër të ri për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që më herët mbahej nga Spahiu.

Në sallë nuk pritet të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Mbetet e paqartë nëse kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në seancë.

Rikthimi i deputetëve do të shoqërohet edhe me protestë jashtë Kuvendit. Qytetarët që protestojnë prej afro 100 ditësh kanë paralajmëruar tubim para godinës, ndërsa policia pritet të marrë masa të shtuara sigurie.

Sesioni i ri pritet të rikthejë në qendër edhe reformën territoriale. Socialistët kanë propozuar reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, një çështje që ka hapur debat me opozitën. Në sfond janë edhe zgjedhjet vendore të vitit 2027, të cilat pritet të zënë gjithnjë e më shumë vend në agjendën politike të mazhorancës dhe opozitës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI