Flash

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 22 July 2026

Javë më parë u botua në disa media online një artikull që targetonte Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola. Dukshëm ishte një artikull i sponsorizuar për t’i hapur rrugë më pas shkarkimit të tij nga detyra.

Morali ishte se Tola kishte abuzuar me detyrën për ca litra naftë dhe vendime të tjera. Këtë e kishte konstatuar KLSH-ja në raportet e saj. Dhe kjo qeveri, pavarësisht se e ka ngritur në sistem korrupsionin dhe kapjen e shtetit, kur vjen puna te morali i saj nuk të fal. Vepron me dorë të hekurt dhe raportet e KLSH-së i merr shumë seriozisht. 

Në fakt lepuri flinte gjetkë. Erzen Tola duhej fshikulluar publikisht për t’i hapur rrugë shkarkimit të tij demonstrativ sepse Mirela Kumbaro duhej të emëronte Sektretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit, Jona Sulin, e cila e ka nisur karrierën si sekretare paradhome e Kumbaros. Dhe kështu ndodhi. Sapo Erzen Tola u shkarkua, u bë emërimi Jona Sulit si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit. 

Suli tentoi disa muaj më parë të merrte statusin Trupë e Nivelit Drejtues në Departamentin e Administratës Publike, por dështoi duke u renditur në listën humbëse. Më pas me ndërhyrjet e duhura politike, befas u bë fituese dhe sapo Erzen Tola u shkarkua, Kumbaro e gradoi në krye të aparatit administrativ të Ministrisë së Arsimit. Natyrisht që nuk është këtu qëllimi t’i bëjmë avokati Erzen Tolës, i cili është një nga shërbëtorët e shumtë të pushtetit të Edi Ramës. 

Çështja është te nepotizmi dhe kleptokracia e ngritur në sistem prej pushtetit të socialistëve. Kujtojmë që Jona Suli u katapultua nga Mirela Kumbaro dhe Ilir Beqja në drejtorinë e fondeve të huaja dhe koordinimit të ndihmës (SASPAC) për rreth një vit.

Sapo plasi skandali i vjedhjeve të Beqes në këtë institucion, Suli u dërgua me mision prej tij dhe Kumbaros në këtë agjenci për të pasur ata dorën e zgjatur në projektet miliona euro. Më pas ajo u shkarkua nga SASPAC dhe “shëtiti” në disa institucione periferike si Bashkëqeverisja dhe Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, për të gjetur sërish strehë të ‘çifligun’ e Mirela Kumbaros në Ministri të Arsimit. 

Emërimet klienteliste dhe nepotizmi nuk janë më një gjë e re në qeverinë e Edi Ramës. Mijëra ë rinj marrin rrugët e emigrimit sepse këtu është vrarë gara dhe meritokracia. Partia-shtet operon si një sekt okult që qarkullon gjithcka së brendshmi dhe vetëm me klientët që i sillen rrotull. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI