Flash

Aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, policia jep detaje

Lapsi.al 22 July 2026

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, në Unazën e Madhe. 

Sipas uniformave blu, rreth orës 16:20, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. 

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit apo pasagjeri.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër tip “Audi”, shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

“Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. 

Ndërkohë, sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë me shpejtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrrotullimit, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi automjeteve që qarkullonin brenda tij. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë konstatuar shenja të forta frenimi në asfalt.

Në të njëjtën kohë, automjeti tip “Audi” kishte hyrë në rrethrrotullim. Betonieria është përplasur me të në anën e djathtë dhe, si pasojë e përplasjes, ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë rrethit-mbikalim, në autostradën që kalon poshtë tij. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI