Flash

KPP i hap rrugë tenderit 2.1 milionë euro për sistemin e Thesarit pas muajsh ankimesh

Lapsi.al 1 September 2026

Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën e fundit të një operatori ekonomik dhe lejoi AKSHI-n të vijojë tenderin me fond limit 207.7 milionë lekë pa TVSH apo mbi 2.1 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të Thesarit dhe blerjen e licencave Oracle për Ministrinë e Financave.

Vendimi nr. 1066/2026, i marrë më 27 gusht, mbyll një fazë të gjatë ankimesh dhe ndryshimesh të dokumenteve të tenderit, e nisur që në tetor të vitit të kaluar. Procedura ishte publikuar më 22 tetor 2025, ndërsa “Data Log” paraqiti ankesën e parë në fund të atij muaji, duke kërkuar ndryshimin e dokumenteve të tenderit.

Në shkurt 2026, KPP e pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi AKSHI-n të ndryshonte dokumentet e tenderit. Por pas publikimit të ndryshimeve në mars, Komisioni konstatoi se vendimi nuk ishte reflektuar plotësisht dhe më 30 mars bllokoi vijimin e procedurës.

Mosmarrëveshja vazhdoi edhe gjatë pranverës. Më 11 maj 2026 KPP vendosi për herë të dytë të mos lejonte vijimin e tenderit, duke kërkuar sërish modifikimin e dokumenteve. Katër ditë më vonë, pas një ankese tjetër të “Data Log”, Komisioni e pranoi atë pjesërisht dhe kërkoi ndryshime të tjera në termat e referencës.

AKSHI publikoi më 18 qershor një shtojcë të dytë me ndryshimet dhe sqarimet e kërkuara. Gjashtë ditë më vonë, “Data Log” paraqiti një tjetër ankesë, duke kundërshtuar disa kritere dhe specifikime teknike të procedurës.

Në korrik, Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë AKSHI-t pranoi një pjesë të pretendimeve. Mes tyre ishin korrigjimi i një reference të gabuar ndaj një vendimi të KPP-së, heqja e kriterit për CSP dhe Oficerin e Sigurimit Industrial, si dhe disa kërkesa për sqarime teknike. Për këto pika, KPP e mbylli shqyrtimin pasi ato ishin pranuar nga autoriteti kontraktor.

Për pretendimet e mbetura, KPP arriti në përfundimin se AKSHI kishte reflektuar vendimet e mëparshme dhe kishte dhënë sqarimet e nevojshme në termat e referencës. Komisioni konstatoi se shtojca e publikuar më 18 qershor përmbante përcaktimet e vendimeve të mëparshme dhe se paqartësitë e ngritura nga ankimuesi ishin adresuar.

Në vendimin përfundimtar të 27 gushtit, KPP vendosi të mos pranojë ankesën e “Data Log” dhe të lejojë AKSHI-n të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI