Flash

Jetoi 6 ditë pa ushqime në dëborë/ Rrëfimi i guidës që humbi në Everest

Lapsi.al 5 June 2026

Një guidë nepaleze që kishte humbur në malin Everest për 6 ditë thotë se shpëtoi nga disa çokollata që kishte gjetur në xhep. Fillimisht, të gjithë besonin se ai ishte i humbur përgjithmonë në mal dhe familja e tij kishte filluar përgatitjet për funeralin e tij.

Por ai u gjet "duke rrëshqitur në dëborë" drejt kampit bazë. Ai ishte në një lartësi prej 7,500 metrash dhe ishte ulur në çantën e tij të shpinës, "siç kishte bërë qindra herë më parë, për të bërë një pushim të shkurtër".

Në një deklaratë për BBC-në, ai tha se mbijetoi duke "përtypur akull" dhe duke ngrënë çokollatat që gjeti në xhep. Dawa Sherpa këmbënguli se ai nuk u zhduk gjatë zbritjes, por u detyrua të "qëndronte prapa" pasi i mbaroi oksigjeni.

Dawa i tha BBC-së se "meqenëse oksigjeni po mbaronte, nuk mund të ecte". Ai nuk hëngri asgjë për 2 ditët e para, por më pas filloi të përtypte akull. "Më dhembnin dhëmbët. Po e përtypja akullin fort", tha ai. Pastaj zbuloi disa çokollata në xhep dhe arriti të pinte ujë nga akulli i shkrirë.

Ai filloi të zbriste ngadalë, por ra në një përrua ku qëndroi i bllokuar për 2 ditë e gjysmë. Megjithatë, një ortek hodhi borë në përrua dhe kjo i dha shpresën e parë për shpëtim. Pasi arriti të dilte, gjeti litarë pak më larg që e ndihmuan të zbriste më poshtë.

Një tjetër ortek kërcënoi rrugën e tij, por ai ishte i vendosur të vazhdonte. “U zvarrita nëpër borë dhe fillova të zbrisja. Eca gjithë natën. Pastaj iu afrova kampit”, tha ai. Atje pa njerëzit e parë pas disa ditësh: “Ishin fëmijët që mblidhnin mbeturinat. I takova dhe më çuan poshtë.”

Ai u transportua menjëherë me helikopter në një spital në Katmandu të Nepalit, ku mjekët diagnostikuan dehidratim, ngrirje dhe një kockë të thyer. 

5 persona kanë vdekur deri më tani këtë vit në këtë mal. Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën që kur filluan të mbaheshin të dhëna në vitet 1920.

Rreth 1 000 njerëz vlerësohet se janë ngjitur në Everest, "majën e botës" vetëm këtë vit, më shumë se çdo vit tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI