Flash

Jennifer Lawrence konfirmon rikthimin në “The Hunger Games”

Lapsi.al 29 October 2026

Jennifer Lawrence konfirmon rikthimin në “The Hunger Games”

Jennifer Lawrence do të rikthehet në universin e “The Hunger Games”, duke emocionuar fansat e sagës së famshme.

Aktorja konfirmoi lajmin gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy”, të publikuar të mërkurën, më 28 tetor, ndërsa në të njëjtën ditë nuk ishte e pranishme në premierën londineze të filmit të ri “Sunrise on the Reaping”.

Lawrence foli me entuziazëm për rikthimin e saj dhe ribashkimin me disa prej kolegëve me të cilët kishte punuar në filmat e mëparshëm, mes tyre Josh Hutcherson dhe Woody Harrelson.

“ ishte e pabesueshme”, u shpreh aktorja, duke treguar se përvoja ishte veçanërisht emocionuese, pasi në xhirime u rikthyen edhe shumë anëtarë të ekipit origjinal, përfshirë pjesëtarë të stafit të kamerave.

Rikthimi i Lawrence si Katniss Everdeen ishte një dëshirë që aktorja e kishte shprehur edhe më parë. Në një intervistë të vitit 2023 për “Variety”, ajo kishte deklaruar se do të ishte plotësisht e gatshme ta interpretonte sërish personazhin ikonik, nëse do t’i jepej mundësia.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI