Flash

Inflacioni pa përfshirë ushqimet ulet për tretin muaj radhazi, efekti nga qiratë

Lapsi.al 24 October 2026

Inflacioni pa përfshirë ushqimet ulet për tretin muaj radhazi,

Inflacioni bazë pësoi rënie për të tretin muaj radhazi në shtator. Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni vjetor bazë u ul në 2.37%, nga 2.78% që kishte qenë një muaj më parë. Inflacioni bazë për të dytin muaj ishte në rënie edhe me bazë vjetore, duke zbritur poshtë nivelit prej 3.07% ku kishte qenë një vit më parë.

Për herë të parë pas shumë vitesh, inflacioni bazë është stacionuar prej tre muajsh poshtë nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për shtatorin shënoi nivelin 2.9%.  

Rënia e inflacionit bazë në muajt e fundit ka qenë e lidhur sidomos me efektin e bazës krahasuese të nëngrupit të qirave, i cili ka dhënë edhe kontributin kryesor në rritjen e inflacionit bazë në vitet e fundit. Nw muajin shtator, inflacioni për këtë nëngrup ra në 3.3%, nga 6.6% që kishte qenë një vit më parë. Rënia duket të jetë e lidhur me mbylljen e ciklit 12-mujor, duke qenë se prej sezonit veror 2025 inflacioni i këtij grupi kishte shënuar një përshpejtim të ndjeshëm.

Nën-shporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Ai është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto pësoi rënie të ndjeshme për të dytin muaj radhazi. Për shtatorin, ky tregues zbriti në nivelin në 2.23%, nga 2.85% që kishte qenë në gusht. Edhe inflacioni bazë neto i është kthyer rënies vjetore, nga niveli prej 3.4% i një viti më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 49% të shportës së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në shtator 2026 ra në nivelin 2.21%, nga 2.8% që kishte qenë në gusht dhe gjithashtu në rënie prej nivelit 3.28% ku qëndronte një vit më parë.

Ulja e inflacionit bazë për momentin i ka lehtësuar presionet më të qëndrueshme inflacioniste mbi ekonominë. Megjithatë, rreziqet inflacioniste ngelen të larta, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, si rezultat i tensioneve gjeopolitike globale.

Çmimet e larta të produkteve energjetike për periudha të gjata kohore, siç po ndodh qysh prej marsit të këtij viti, ka të ngjarë të përcillen më tej në kostot e prodhimit dhe të shtrijnë efektin në rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve gjatë muajve në vijim.

Deri tani, presionet e jashtme inflacioniste vlerësohet se mund të jenë amortizuar pjesërisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi pas mbledhjes së këtij muaji se një rritje e normave të interesit po bëhet gjithnjë e më e mundshme./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI