Flash

Fluks në fund të sezonin veror në Portin e Durrësit, afro 39 mijë persona largohen nga vendi në 5 ditë

Lapsi.al 24 August 2026

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa sezoni veror po i afrohet fundit dhe pushuesit nisin kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

Sipas të dhënave të Kapitenerisë së Durrësit, gjatë 5 ditëve të fundit nga porti janë larguar 38985 persona dhe 10439 automjete. Në të njëjtën periudhë, në vend kanë hyrë 5825 persona dhe 1,989 automjete. Shifrat pasqyrojnë qartë drejtimin e lëvizjeve në këtë pikë kufitare detare, me bilancin e daljeve dukshëm më të lartë se hyrjet.

Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas, afro 20 mijë persona u larguan nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit. Bëhet fjalë kryesisht për pushues dhe vizitorë, që pas ditëve të kaluara në Shqipëri pranë familjarëve apo në destinacioneve turistike të vendit, po kthehen në vendet ku jetojnë, për të vijuar ritmin normal të jetës pas pushimeve. Fluksi i lëvizjeve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, teksa sezoni veror hyn në fazën e fundit dhe qytetartë nisin kthimin drejt vendeve të tyre.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI