Flash

Arrestohet 59-vjeçari që dyshohet për tentativë të marrëdhënieve seksuale me të mitur

Lapsi.al 24 August 2026

Një 59-vjeçar, banues në Elbasan është arrestuar nga policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Mësohet se 59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene dhe më tej edhe në banesë. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI