Flash

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin

Lapsi.al 24 August 2026

Situata mbetet kritike në Gojan të Pukës, ku zjarri prej disa ditësh ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore. Gjatë natës, flakët janë përhapur më tej dhe po avancojnë drejt zonave të banuara. Pamjet nga terreni tregojnë disa vatra aktive në faqen e malit.

Ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit. Për shkak të rrezikut, prej disa ditësh po evakuohen banorë nga zonat më të ekspozuara ndaj flakëve.

Terreni i thyer dhe përhapja e shpejtë e zjarrit e bëjnë situatën veçanërisht të vështirë, ndërsa banorët presin ndërhyrje për të frenuar flakët dhe për të garantuar sigurinë e zonave të banuara.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI