Flash

Detaje nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin/ Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur

Lapsi.al 24 August 2026

Një pritë e armatosur në rrugën e Xhanit në Dukagjin i mori jetën babë e bir, Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç. Në atentat mbeti i plagosur edhe Lazër Bashi, i cili ndodhej rastësisht në automjet.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa viktimat po udhëtonin me një fouristradë nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin në drejtim të Shkodrës. Rreth dy kilometra pas ndarjes së rrugës së Pultit me Shoshin, automjeti është qëlluar me breshëri nga persona ende të paidentifikuar.

Automjeti i tyre është e bërë shoshë nga plumbat. Shoferi, Lekë Gjoni, humbi jetën në vend, ndërsa bashkë me të u vra edhe babai i tij, Prelë Gjoni. Mjeti përfundoi në anë të rrugës pas breshërisë së armëve. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autorët kanë përdorur të paktën dy armë, një kallashnikov dhe një MP5, çka përforcon dyshimet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën dy persona.

Lazër Bashi, i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit, mbeti i plagosur. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit rreth orës 17:20, në zonë u nisën forca të shumta policie, ndërsa në operacion u angazhuan edhe efektivë të RENEA-s. Për shkak të terrenit të thellë malor, largësisë dhe vështirësisë së aksesit, forcat e Policisë mbërritën në vendngjarje rreth orës 19:00.

Hetuesit kanë nisur kontrollet në zonën përreth për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Terreni i thyer, mungesa e sinjalit telefonik dhe e kamerave të sigurisë në rrugët e zonës e vështirësojnë ndjeshëm punën për gjurmimin e tyre. Familjarët e Prelë dhe Lekë Gjonit kanë deklaruar para hetuesve se babë e bir nuk njiheshin si persona problematikë dhe nuk kishin dijeni për konflikte të mundshme. Sipas tyre, një ditë para ngjarjes ata kishin shkuar në banesën e vjetër në Dukagjin, ku mbanin edhe disa koshere bletësh, dhe po ktheheshin drejt banesës së tyre në Grudë të Shkodrës.

Pavarësisht deklarimeve të familjarëve se viktima nuk kishte konflikte, grupi hetimor po verifikon disa pista. Një prej tyre lidhet me jetën personale të 57-vjeçarit dhe divorcin e tij rreth tre muaj më parë nga bashkëshortja, me të cilën kishte katër fëmijë. Megjithatë, deri tani nuk ka prova konkrete që e lidhin divorcin me atentatin dhe kjo mbetet vetëm një pistë hetimore. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur motivin, identifikuar autorët dhe dokumentuar dinamikën e plotë të vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes. Pamjet nga vendi i ngjarjes dëshmojnë intensitetin e sulmit, me automjetin e viktimave të goditur nga një numër i madh plumbash, ndërsa autorët kanë mundur të largohen nga zona përpara mbërritjes së forcave të Policisë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI