Flash

Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat

Lapsi.al 24 August 2026

Kryetari socialist i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj, ka dalë kundër propozimit për shkrirjen e 15 bashkive, duke ngritur njëkohësisht shqetësimin për atë që e cilëson si dobësim të vazhdueshëm të pushtetit vendor. Në një deklaratë të bërë në maj, gjatë diskutimit në Komisionin për Reformën Territoriale, Zotkaj tha se kryetarëve të bashkive u janë kufizuar ndjeshëm kompetencat dhe se sot drejtuesit vendorë nuk e ndjejnë më veten realisht në krye të institucioneve që drejtojnë.

“Ne na janë hequr të gjitha kompetencat si kryetar bashkie”, deklaroi Zotkaj, duke shtuar se çështja nuk lidhet me interesat e tij personale, por me mënyrën se si funksionon pushteti vendor. Ai solli si shembull edhe kufizimin e mandateve për kryetarët e bashkive, duke e konsideruar këtë një problem kushtetues. Sipas tij, kryetarët përballen çdo ditë me qytetarët, por kanë gjithnjë e më pak mjete dhe kompetenca për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

“Unë nuk mendoj se ndonjë nga kolegët e mi e ndjen veten kryetar bashkie”, u shpreh ai. Zotkaj tha se kjo ishte hera e parë që për një çështje të tillë pozicionohej në krah të përfaqësuesve të opozitës. Ai theksoi se nuk e sheh debatin si një përplasje politike, por si një çështje që prek drejtpërdrejt komunitetet lokale.

“E kam mbyllur karrierën politike dhe nuk më intereson lufta me pushtetin, por nuk mund të hesht përpara atyre njerëzve që më kanë votuar 25 vjet rresht”, tha kryebashkiaku socialist.

Kundërshtimi për shkrirjen e bashkive

Duke folur për propozimin e ri territorial, Zotkaj kërkoi që vendimmarrësit të marrin në konsideratë pasojat konkrete që do të kishte shkrirja e bashkive mbi komunitetet. Ai iu referua veçanërisht Bashkisë Poliçan, duke pretenduar se pas një shkrirjeje do të prekej një numër i madh punonjësish dhe biznesesh. Sipas tij, rreth 1,068 të punësuar dhe 400 biznese do të ndodheshin në një situatë të re pas ndryshimit të kufijve administrativë.

Në të njëjtën kohë, Zotkaj vlerësoi rritjen e pagave në administratën vendore, duke thënë se kjo ka ndihmuar në rikthimin e profesionistëve dhe intelektualëve në pushtetin vendor. Deklaratat e kryebashkiakut të Poliçanit rikthejnë në qendër të debatit pyetjen nëse një reformë e re territoriale do të sjellë më shumë eficiencë apo do të largojë më tej vendimmarrjen nga komunitetet që preken drejtpërdrejt prej saj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI