Flash

Krimi i rëndë në Kosovë, 25-vjeçarja shtatzënë dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti

Lapsi.al 24 August 2026

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën dhe burri i saj mbeti i plagosur rëndë në rrethana të paqarta. Sipas informacioneve të reja të raportuara nga mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me armë gruan e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe humbi më pas jetën rrugës për në spital. Policia e Kosovës konfirmoi se efektivët mbërritën menjëherë në vendngjarje pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri. Në një dhomë gjumi, ata gjetën çiftin të plagosur.

Të dy u transportuan drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit të QKUK-së, rreth orës 00:15 të 24 gushtit, në Qendrën Emergjente u pranuan dy persona nga rajoni i Malishevës. “Njëra prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Gruaja, e cila sipas raportimeve ishte shtatzënë, nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 26 vjeç, u dërgua në spital me plagë armë zjarri dhe vijon të marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet si shumë e rëndë. Në vendngjarje, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Për rastin është angazhuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin. Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, në varësi të zhvillimit të hetimeve. Ngjarja ka tronditur komunitetin në Malishevë, ndërsa detajet e plota mbi atë që ka ndodhur brenda banesës mbeten ende nën hetim.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI