Flash

VIDEO/ “Skandal” në ndeshjen e Kanadasë, këngëtarja harron himnin

Lapsi.al 2026-10-05 23:00:31

VIDEO/ “Skandal” në ndeshjen e Kanadasë,

Plasin polemikat në Kanada. Përpara ndeshjes miqësore të kombëtares vendase kundër Perusë të shtunën, më 3 tetor në Montreal, këngëtarja u fishkëllye nga spektatorët pasi dukej se harroi fjalët e himnit kombëtar të vendit të saj.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për këngëtaren e famshme kanadeze të muzikës pop, Alessia Cara e cila kishte performuar edhe në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2026 në Toronto. Më pas u sqarua se bëhej fjalë për një këngëtare tjetër. 

Këngëtarja hezitoi në fillim të himnit përpara se të vazhdonte, gjë që shkaktoi konfuzion midis lojtarëve kanadezë. Më pas ajo harroi fjalët dhe qeshi në mënyrë nervoze. Ky gabim shkaktoi fishkëllima nga tifozët në stadium përpara se versioni instrumental të luhej dhe të këndohej nga lojtarët dhe mbështetësit. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Veton Surroi: The crisis in Albania in seven points

One solution would be to create the legal and political conditions for free and fair elections next year. For the elections to produce a way out of the crisis, a special package of electoral guarantees should be prepared that, among other things, would limit in advance the influence of illicit money, the misuse of state resources, and inequality in access to the media.

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI