Flash

"Duhet marrëveshje e re" Spiropali i del kundër Ramës për protestën

Lapsi.al 5 June 2026

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me protestat e të rinjve në Tiranë duke dalë nga vija e Partisë Socialiste që po përpiqet të gjejë armiqtë e huaj në tubimet e të rinjve. Ndryshe nga çfarë thotë Rama dhe ndryshe nga sa thonë deputetët e tjerë të PS, për Elisa Spiropalin është koha për një “Marrëveshje të re për Shqipërinë”.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Spiropali thotë se ka ardhur momenti për një qasje të re politike dhe institucionale, ku sipas saj “shteti duhet të jetë më i madh se pushteti dhe institucionet më të forta se ata që i ushtrojnë”.

Duke iu referuar protestave të nisura pesë ditë më parë në Zvërnec, ajo thotë se është kollaj t’i sillesh rrotull me fjalë boshe dhe konspiracione, ndërsa thekson se tani është momenti për të bërë diçka të qëndrueshme. Sipas saj, Shqipëria ndodhet në një fazë të re historike, ku sfida kryesore nuk është më ndërtimi i shtetit, por kufizimi i pushtetit dhe forcimi i kontrollit institucional.

“Çka duhet bërë sot është një marrëveshje e re për Shqipërinë. Çdo epokë ka pyetjen e vet themelore. Për shumë vite pyetja e Shqipërisë ishte si të ndërtonte shtetin. Sot pyetja është tjetër: si ta bëjë shtetin më të madh se pushteti dhe institucionin më të fortë se ai që e ushtron pushtetin”, shkruan Spiropali.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI