Flash

Buxheti ka para por nuk shpenzon/ Rekord fondesh, por alokimet në minimumin e 10 viteve

Lapsi.al 26 May 2026

Fondi i investimeve kapitale nga buxheti është në rekordin historik te të gjitha kohërave me një shumë 162,3 miliardë lekësh ose rreth 1,7 miliardë euro ne 2026, por në 4-mujorin e parë alokimet ishin në nivelin më të ulët që nga 2016-ta. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 4-mujorin e parë u alokuan 14,8 miliardë lekë në formën e investimeve publike. Ky ishte niveli më i ulët në 10 vitet e fundit, 5.7 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit 2025, që shënohet gjithashtu një vit i dobët në këtë aspekt.

Teksa qeveria ka miratuar buxhetin më të madh të investimeve si kurrë ndonjëherë me parë, tkurrja e muajve të parë sinjalizon alokime masive në dhjetor dhe premisa për mungesë efecience, siç është verifikuar tashmë në shume projekte nga SPAK.

Ekspertët nga Ministria e Financave kanë sqaruar se arsyeja kryesore lidhet me burokracitë administrative dhe vonesat në proceset e prokurimit publik. Megjithëse buxheti miratohet në fund të vitit paraardhës, institucionet kontraktuese shpesh nisin përgatitjen e tenderëve, hartimin e termave të referencës dhe shpalljen e garave vetëm gjatë muajve të parë të vitit të ri. Nga frika e hetimeve të SPAK-ut, procedurat kalojnë edhe në më shumë burokraci. Për shkak të afateve të ankimit dhe vlerësimit, kontratat e para nisin të nënshkruhen vetëm rreth muajit maj ose qershor, thanë të njëjtat burime.

Një pjesë e madhe e tenderëve po dështojnë ose anulohen sepse projektet kanë gabime teknike. Dështimi më i madh është te fondet e huaja, në të cilat janë realizuar vetëm 50 për qind të planit në 4-mujor. Nga 6.2 miliardë lekë të programuara u disbursuan vetëm 3,2 miliardë lekë. Një pjesë e mirë e projekteve varen nga financimet e huaja, ku procedurat e disbursimit të fondeve nga donatorët apo bankat ndërkombëtare kalojnë në filtra më të rreptë kontrolli.

Bankat e huaja kanë rregulla jashtëzakonisht strikte për të drejtat e njeriut dhe mjedisin. Ata nuk alokojnë asnjë qindarkë nëse shteti shqiptar nuk ka përfunduar 100% shpronësimet e tokave ku do të kalojë projekti. Shumica e granteve apo kredive të huaja kushtëzohen nga fakti që qeveria shqiptare duhet të paguajë TVSH-në ose një pjesë të kostos nga buxheti i shtetit (bashkëfinancim).

Nëse ne nuk i tërheqim këto fonde sipas grafikut (për shkak të vonesave në katër-mujorin e parë), shteti shqiptar paguan një gjobë që quhet komision angazhimi për paratë që rrinë në llogari të bankave të huaja, duke paguar interes për para që nuk i kemi përdorur ende.

Ky ngërç artificial që përsëritet në një formë edhe më agresive dhe me kalimin e viteve ka krijuar fenomenin e përqendrimit të shpenzimeve në fund të vitit. Për të mos djegur fondet, institucionet nisin të realizojnë pagesa të mëdha në mënyrë të përshpejtuar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Ky grumbullim i madh shpenzimesh brenda një kohe të shkurtër shpesh cenon cilësinë e punimeve në terren dhe rrit rrezikun për abuzime ose monitorim të dobët të kontratave. Për më tepër, vonesat sistematike zgjasin afatet e dorëzimit të veprave publike, duke bërë që qytetarët të presin me tej me vite për projekte që duhet të përfundonin brenda pak muajve./ Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI