Flash

Integrimi/ Çfarë pritet sot në konferencën BE-Shqipëri

Lapsi.al 26 May 2026

Shqipëria merr pjesë këtë të martë, më 26 maj, në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Takimi, që do të zhvillohet në Bruksel, pritet të fokusohet te hapat e mëtejshëm të Grupkapitullit “Themeloret”. Aty përfshihen çështje që lidhen me gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike.

Nga ana e Bashkimit Evropian, konferenca do të kryesohet nga zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Sipas axhendës së publikuar nga BE, konferenca është planifikuar të nisë në orën 19:30, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.

Takimi zhvillohet pas një serie konferencash ndërqeveritare gjatë të cilave janë hapur grupkapituj të ndryshëm negociues, përfshirë “Themeloret”, “Tregun e Brendshëm”, “Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse”, “Agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme”, “Burimet, bujqësinë dhe kohezionin”, si dhe “Marrëdhëniet e Jashtme”.

Zyrtarët evropianë kanë theksuar se faza aktuale e procesit do të fokusohet te rezultatet konkrete. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar më herët se “mbyllja e grup-kapitujve është çmimi real për Shqipërinë”, duke nënvizuar rëndësinë e përmbushjes së reformave dhe kritereve të kërkuara nga BE-ja.

“Vijoni me reformat”, ka qenë një prej mesazheve të përsëritura nga përfaqësuesit ndërkombëtarë gjatë këtij procesi, ndërsa autoritetet shqiptare kanë pranuar se disa fusha mbeten ende sfiduese.

Konferenca e 8-të konsiderohet një etapë e rëndësishme për vijimin e procesit të negociatave, pasi diskutimet pritet të përqendrohen te përmbushja e kushteve të ndërmjetme që ndikojnë në ritmin e mëtejshëm të integrimit evropian të Shqipërisë. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së, progresi në Grupkapitullin “Themeloret” mbetet kyç për avancimin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI