Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Berisha: Rama urdhëroi dekorimin e të babai të Agasit dhe Çyrbjas

Lapsi.al 27 May 2026

Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë mbledhjes në Kryesisë së PD-së, hodhi akuza të shumta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, para nisjes drejt Brukselit për konferencën e radhës Shqipëri-BE, Rama dha një mesazh të prerë ndaj qytetarëve përmes dekorimit të të atit të Ergys Agasit në Shijak dhe ish-deputetin Ergys Çyrbja në Durrës.

“Rama, para se të niset në Bruksel në konferencë, dekoron të atin e Ergys Agasit për t’i dhënë një mesazh të prerë qytetarëve qytetarëve të Durrësit, se Agasët janë ‘fisnikëria’ e partisë së krimit dhe mesazh të prerë se Agasët janë shtylla e partisë. Atje fliste për fanatizëm, në Durrës ngrinte në piedestal krimin dhe bashkëpunimin me krimin. Këto dëshmojnë se çfarë vëshirësish kemi ne për t’i kapërcyer. Ramaduro nuk është ai që ishte, i plagosur në mënyrë përfundimtare. Qëndrimi i opozitës ia doli të argumentojë farsën elektorale”,-tha Berisha.
Po ashtu, kryedemokrati nënvizoi ato që i cilësoi si kushte të vështira në ët cilat vepron opozita, që e konsideroi si një fatkeqësi politike dhe komëbtare.

Sipas tij, PS që është në pushtet ka hequr haptazi çdo maskë dhe vijon qeverisjen nën moton: “Rroftë krimi, poshtë ligji”.

“Programi dhe vizioni është më i miri që ekziston, por ne kemi fatin e madh dhe privilegjin e veçantë që ta konsultojmë dhe rishqyrtojmë grupet më të mira që ekzistojnë sot në Europë dhe ShBA. Ne ndodhemi në kushte të vështira, kur zgjedhjet janë zëvendësuar me farsën elektorale. Kjo përbën fatkeqësinë kombëtare dhe politike, si mekanizëm i diktaturës autoritare. Partia në pushtet, haptazi, ka hequr çdo maskë. ‘Rroftë krimi dhe poshtë ligji’ është moto e saj. Kemi kaluar çdo roman e novelë. Ka pasur Italia totrino, por s’ka kontrolluar kurrë të dhënat digjitale, ndërsa në Shqipëri kishte dorë gjithçka, përfshirë kryeministrin. Jeton i lirë në Shkozet, Surrel, Manzë”,-shtoi Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI