Flash

Berisha: Foshnjet e pranishme në protestë u goditën me topa uji

Lapsi.al 4 June 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdori uja ndaj protestuesve paqësorë, të cilët protestonin kundër projektit të Zvërnecit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se foshnjet e pranishme në protestë u goditën me topa uji.

Sali Berisha: Qëndrimin stalinist të Edi Ramës për të organizuar antimitig në Vlorë çka përbën një akt të shëmtuar kriminal, kriminal. Ndaj dhe merrni masa të anuloni kundërmitingun. Po garantoj shërbëtorët e qeverisë se kurrë, kurrë asnjë forcë në botë nuk mposht dot këtë opozitë o mjeranë. Dhe se opozita e opozitës është shërbëtorja më e shpifur e qeverisë, është loja e ndyrë e Edi Ramës.

Harroi kush se ne do pajtohemi me aktet e Edi Ramës, me epitetet e tipit të Spiro Kolekës e Enver Hoxhës, xhelatit Rama që u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që përdor kundër nënave me fëmijë? Po, po e gjuajti foshnjën në karrocë, nuk e patë ju? Prandaj dhe, sepse partia e krimit ju ka vënë një fasho përpara. Prandaj të parat që do të ngriheshin sot këtu. Pra këto janë të gjitha, nuk ka asgjë që mund të devijojë këtë forcë politike, asgjë. Qëndron dhe do qëndrojë e palëkundur në parime.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI