Flash

“Rama, antimiting në Vlorë”, Berisha: Merr nëpunësit dhe del kundër protestës qytetare, akt përçarës

Lapsi.al 4 June 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në një akt përçarës ka planifikuar që nesër të organizojë në Vlorë një antimitgin. Lideri i opozitës tha se punonjësve të administratës në jug të vendit iu ka shkuar një mesazh për të marrë pjesë nesër në takim me kryeministrin.

“Denoncoj me forcën më të madhe vendimin e kreut të Meduzës, kreut të organizatës kriminale për të organizuar nesër në Vlorë antimitungun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se antimitingjet tuaja nuk do të tolerohen, do të marrin atë përgjigje që do të mjeroheni me të. A ka akt më të turpshëm të marrësh nënpunësit dhe të dalësh në antimiting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? Hiqni dorë, anulojeni. Keni dërguar mesazh te të gjithë punonjësit e të gjithë jugut, njësoj si Ramiz Alia që donte të shpallte republikën e Vlorës me vullnetarët e Enverit. Tani janë vullnetarët e Edit, Dënoj edhe dhunën ndaj qytetarëve në protestë. Është fashiste, staliniste praktika e anti-mitingjeve. Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI