Flash

Berisha falenderon demokratët që e votuan

Sipas zyrtarëve të PD Sali Berisha është konfirmuar në detyrë me 37341 vota

Lapsi.al 23 May 2026
Berisha falenderon demokratët që e votuan
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar demokratët për votën e tyre, duke u shprehur se, ata sot kanë votuar për një parti të ripërtërirë plotësisht. ‘Demokrate e demokratë, sot ju keni votuar për një PD të ripërtërirë plotësisht. Për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj’, tha Berisha gjatë fjalës së tij. "Demokrate e demokratë, sot ju keni votuar për një PD të ripërtërirë plotësisht.

Për një PD të modernizuar në të gjithë veprimtarinë e saj. Për një PD të vizionit më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj. Edhe njëherë, rroftë PD" tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI