Flash

Berisha: Mafia e fjalës së lirë censuroi dhe manipuloi raportin e IBAR

Lapsi.al 22 May 2026
Berisha: Mafia e fjalës së lirë censuroi dhe manipuloi raportin e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se mafia e fjalës së lirë censuroi dhe manipuloi raportin e IBAR të 21 majit.

Gjatë një konference për shtyp, kryedemokrati u shpreh se raporti pasqyron problematikat madhore të qeverisë Rama. Më tej ai falenderoi këshillin COELA për punën serioze për të pasqyruar në raportin e tyre realitetin shqiptar ashtu siç është.

Deklarata e Berishës:

"Mirëdita. Së pari dua të denoncoj me forcën më të madhe mashtrimin, censurën dhe manipulimin që mafia e fjalës së lirë, e kontrolluar nga qeveria totalisht, i bëri raportit më të rëndësishëm të BE për Shqipërinë. Mafia e fjalës së lirë, në përputhje me direktivat që mori nga zyra e kryeministrit, nxiu me dhjetëra e dhjetëra faqe në portale, në gazeta, konsumoi orë të tëra në studio për të mashtruar qytetarët për raportin IBAR. Ajo kreu këtë akt të shëmtuar pasi censuroi totalisht raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian. Është pikërisht ky qëndrim që tejkalon çdo lloj kufiri, ai që më detyron sot në emër të transparencës t’u paraqes shqiptarëve të vërtetat e raportit IBAR 21 maj.Ashtu siç janë miratuar. Dhe të shpreh falënderim për të gjithë ata të cilët, siç do ta shihni, e amenduan me 32 amendamente më kryesore për të mos llogaritur dhjetëra e dhjetëra të tjerë.

Të falënderoj COELA-n për punën e madhe serioze për të pasqyruar në raportin e tyre realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo realitetin e sheqerosur me lobime korruptive. Unë mund të them se raporti i parë, i paraqitur me 2 shkurt dhe i rishqyrtuar shumë e shumë herë, i karakterizuar gjithashtu nga anulimi i konferencës ndërqeveritare, në pozicionet e përbashkëta që paraqet me 21 maj, ka pasqyruar me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës. Dhe se pas këtij raporti, Shqipëria në raport me kriteret, standardet e integrimit në BE, është një vend krejtësisht tjetër. Është fatkeqësi e madhe kur mediat, në vend që të mbajnë anën e qytetarëve, anën e vendit të tyre dhe interesave jetike të vendit të tyre, të qytetarëve të tyre, mbajnë anën e kreut të Meduzës, organizatës së tij kriminale, duke mashtruar qytetarët për këtë raport.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI