Flash

Aksident zinxhir në SHBA/ Përplasen 69 makina në një autostradë

Lapsi.al 2 October 2026

Një aksident zinxhir që përfshiu 69 automjete ndodhi në Karolinën e Jugut në SHBA. Ishin të shumtë personat e plagosur nga të cilët thuhet se 2 janë në gjendje më të rëndë.  

Sipas mediave lokale, një nga të plagosurit u desh të transportohej me helikopter në spital.

Aksidenti ndodhi në një urë që lidh Qarkun Clarendon dhe Orangeburg mbi Liqenin Marion, kur mjegulla e dendur mbuloi zonën dhe kufizoi fushëpamjen e shoferëve, duke shkaktuar në një zinxhir përplasjesh.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Sandy City, 15 kamionë dhe 54 makina u përfshinë në aksident.

Fatmirësisht nga incidenti nuk pati viktima. Departamenti i zjarrfikësve u desh të ndihmonte në nxjerrjen e katër personave.

“Ishte çmenduri, është një nga ato gjëra që nuk mendon kurrë se do të të ndodhin”, tha një shofer kamioni për mediat lokale, duke shpjeguar se pa një makinë pas tyre që filloi të nxirrte tym dhe më pas shpërtheu në flakë, ndërsa përpara tij kishte njerëz të bllokuar në automjetet e tyre.

Siç shpjegoi ai, prania e liqenit direkt nën urë e bëri situatën edhe më të rrezikshme, megjithëse, vuri në dukje ai, “ne ishim veçanërisht me fat që asnjë nga automjetet nuk përfundoi në ujë”.

Sipas mediave lokale, autoriteteve iu desh të punonin me orë të tëra në vendngjarje, për të zgjidhur problemin e trafikut. /LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI