Flash

42 ditë revoltë, sot protestë kombëtare para Kryeministrisë

Lapsi.al 11 July 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 42-të. Protestuesit pritet të mblidhen sërish përpara Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin "Skënderbej", ndërsa më pas do të marshojnë drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku do të zhvillohet tubimi.

Organizatorët e kanë shpallur protestën e sotme si një protestë kombëtare. Mes kërkesave kryesore mbeten krijimi i një qeverie teknike, dorëheqja e kryeministrit dhe ndryshimi i klasës politike. Pas fjalimeve dhe thirrjeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të vijojnë me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI