Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Çmimet e shtrenjta, konkurrenca nis monitorimin e produkteve të shportës

Lapsi.al 11 July 2026

Autoriteti i Konkurrencës, njoftoi se në vijim të ankesave të qytetarëve dhe shqetësimit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, lidhur me nivelin e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore që operojnë në vend dhe synon të krijojë një panoramë të plotë mbi zhvillimet e këtij tregu, duke analizuar të dhënat mbi shitjet, strukturën e konsumit dhe ecurinë e çmimeve gjatë periudhës 1 Janar 2025–qershor 2026.

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si dhe listën e 30 produkteve që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre të cilat do ti nënshtrohen një analizë të plotë krahasuese të sjelljes së tregut.

Qëllimi i monitorimit është të vlerësojë funksionimin e konkurrencës në këtë segment me rëndësi të veçantë për ekonominë familjare, të evidentojë prirjet e tregut dhe të identifikojë çdo element që mund të kërkojë ndërhyrjen e Autoritetit në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës mbetet i angazhuar për garantimin e tregjeve të hapura, konkurruese dhe transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe mirëqenies së konsumatorit.Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI