Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Pas 41 ditësh protestë/ Rama ndryshon tonin: Protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve

Lapsi.al 11 July 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën qytetare që prej 41 ditësh po zhvillohet kundër tij dhe qeverisë. Gjatë një takimi me të rinjtë në Jalë, ai pranoi se pakënaqësitë e qytetarëve mund të lidhen me qeverisjen e tij dhe të Partisë Socialiste. Rama sqaroi edhe deklaratat e mëparshme, ku kishte folur për ndikimin e algoritmeve dhe forcave të huaja. Për herë të parë Rama ka pranuar se protesta nuk është organizuar nga algoritmet apo aktorë të jashtëm, por buron nga shqetësime reale të qytetarëve.

Megjithatë, kryeministri theksoi se algoritmet dhe dezinformimi në rrjetet sociale kanë ndikuar në përhapjen e mesazheve dhe rritjen e tensionit. "Algoritmi nuk e ndez zjarrin, por i hedh benzinë", u shpreh ai, duke shtuar se çdo protestë mbart një mesazh që duhet dëgjuar dhe kuptuar.

Rama deklaroi se detyra e tij është të dallojë shqetësimet reale të qytetarëve nga, sipas tij, përpjekjet për manipulim. Ai tha se është e rëndësishme të kuptohet se ku mbaron protesta e sinqertë dhe ku fillon ndikimi i faktorëve të tjerë.

Kryeministri u ndal edhe te protesta që nisi për projektin në Zvërnec. Sipas tij, kjo kauzë u zbeh pasi, siç tha ai, faktet rezultuan ndryshe nga perceptimi i krijuar përmes dezinformimit. Rama mohoi se qeveria ka shitur Sazanin apo Zvërnecin. Ai theksoi se ende nuk ka një marrëveshje për projektin, ndërsa shteti synon të jetë bashkëpronar në investim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI