Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Dhunuan bashkëmoshataren dhe e filmuan, gjykata jep masat për tre vajzat

Lapsi.al 11 July 2026

Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në dhunimin e një bashkëmoshatareje, ngjarje që shkaktoi reagime të forta pasi pamjet u publikuan në rrjetet sociale. Me kërkesë të Prokurorisë, masa "Arrest me burg" është caktuar për shtetasen L.L., "Arrest në shtëpi" për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R. gjykata ka vendosur "Shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik".

Të treja dyshohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, hetimet kanë siguruar prova që ngrejnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në ngjarje. Prokuroria bëri thirrje që të mos publikohen pamje apo të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e të miturve, duke theksuar se mbrojtja e privatësisë dhe e të drejtave të tyre është një detyrim ligjor. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI