Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Detaje të reja nga zjarri në Korçë, i moshuari dyshohet se e vendosi vetë zjarrin në banesën e tij

Lapsi.al 11 July 2026

Një 72-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët pasditen e së shtunës në lagjen nr. 15 të Korçës. Viktima, Urim Hysolli, ndodhej brenda apartamentit në momentin e zjarrit. Sipas dyshimeve paraprake, ai ka humbur jetën nga asfiksia për shkak të tymit.

Banorët e zonës thanë se 72-vjeçari vuante nga varësia ndaj alkoolit dhe ishte rikthyer prej pak javësh në banesën e tij. Sipas tyre, disa ditë më parë ai kishte tentuar t'i vinte flakën apartamentit në gjendje të dehur, por zjarri ishte shuar në kohë.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat evakuuan banorët e pallatit dhe vunë nën kontroll flakët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI