Flash

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

Lapsi.al 21 May 2025
Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi. Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga tremujori i parë 2021 në 2025 lindjet në të gjithë vendin kanë shënuar rënie me 26 %. Ritmet e rënies së lindjeve në shkallë vendi janë përshpejtuar pas pandemisë. Duke marrë në krahasim vetëm të dhënat për tremujorin e parë, vërehet numri i foshnjave në tremujorin e parë 2019 ishte 15 për qind më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Të dhënat tregojnë se pas pandemisë sidomos me 2025 lindjet kanë pësuar rënie të fortë në të gjitha qarqet.

Në zonat e veriut lindjet po bien më shpejt. Kukësi pavarësisht se renditet me varësinë më të lartë të popullsisë së re në moshe, pësoi rënien më të madhe të lindjeve në rang vendi në më shumë se 22 % në tremujorin e parë 2025.

Kukësi dhe Dibra, territore të varfra u përballën në dekadën e fundit me valë të lartë emigrimi. Për pasojë lindjet ne këto zona bien në mbi një të pestën brenda një viti raportoi INSTAT.

Rënie të fortë kanë pësuar edhe lindjet në Tiranë. Kryeqyteti ka ende fluks të fuqishëm migrimi të brendshëm, por kostoja e lartë e jetesës, çmimet e banesave dhe trendët me më pak fëmijë e kanë ulur fertilitetin. Tirana është i vetmi qark që ka kontrast, pasi popullsia është në rritje dhe po përjeton rënie të fortë të lindjeve. Në tremujorin e parë 2025 Tirana ishte e dyta në rang vendi për rënien e lindjeve me 18%.

Qarqet bregdetare dhe jugore kanë rënie më të butë të lindjeve. Vlora, Gjirokastra dhe Berati shënojnë ulje njëshifrore, pasi kishin përjetuar rënie të forta vitet e mëparshme dhe prej vitesh kanë popullsi të plakur.

E vetmja politike pro-lindje që njihet si bonusi i bebeve 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 për të dytin, 120 mijë për të tretin, duket së është një vlerë simbolike krahasuar me koston reale të rritjes së një fëmije. Në shumicën e rasteve, kostot e banesave, të arsimit privat dhe pasiguria e tregut të punës pengojnë çiftet e reja të sjellin në jetë fëmijë./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin ndryshime të shpeshta të motit gjatë ditës. Parashikoh...

07:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI