Flash

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve në Podujevë

Lapsi.al 20 May 2025
Ngërçi politik në Kosovë, Kurti nuk u përgjigjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet sot në Podujevë në një kantier ndërtimi ku ka mbajtur edhe një deklaratë për mediat. Kurti para se të niste fjalën e tij u pyet nga një gazetar në lidhje me pikëpyetjet që janë prej kohësh në lidhje me ngërçin politik në Kosovë si dhe për krijimin e një koalicioni të mundshëm me partitë e tjera.

Ai pasi dëgjoi pyetjen e gazetarit nisi të përgjigjet në lidhje me punimet në Podujeve dhe kohëzgjatjen e punimeve. Në fund të fjalës Kurti ua preu shkurtimisht gazetarëve duke u thënë se nuk ndodhen ë Podujevë për të folur për bllokimin por për të ndërtuar.

"Kohëzgjatja e punimeve për banimin e përballueshëm dhe social është tre vjet, duke filluar nga tani. Dhe ky është një lajm i mirë për Llapin. Nga 33 komunave vetëm 13 kanë aplikuar për banimin e përballueshëm social, është për të ardhur keq se çiftet e reja dhe prindërit vetëushqyës anë e mbanë Kosovës kanë nevojë për banim të përballueshëm social. Ne po dëshmojmë se më e madhe është oferta e qeverisë sesa kërkesa e komunave. Podujeva e ka bërë aplikimin e tash po e fillon realizimin. E ato çështjet e tjera të bllokimit janë në Prishtinë, ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.

Pas kësaj ai u largua ndërsa gazetarët i drejtonin pyetje të tjera njëzëri. Kurti shpesh nuk përgjigjet para gazetarëve sidomos në lidhje me ngërçin politik pasi pas çdo seanca ai u largohet mediave pa u dhënë përgjigje për pyetjet.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI