Flash

E rëndë në Gjermani/ 46-vjeçari shqiptar plagos tre persona

Lapsi.al 20 May 2025
E rëndë në Gjermani/ 46-vjeçari shqiptar plagos tre

ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale) të dielën në mesditë, ku një shqiptar i Kosovës goditi me thikë disa persona përpara një ndërtese banimi në zonën e njohur si Magistrale. Policia atje ka dalë me detaje të reja për ngjarjen.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 11-vjeçare. Autoritetet thanë se të plagosurit janë një burrë 29-vjeçar me plagë të rënda, një burrë tjetër 47-vjeç me lëndime të lehta dhe një vajzë e mitur që fatmirësisht ka pësuar vetëm plagë të lehta me prerje. Të tre janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve të para, sulmit i ka paraprirë një debat, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës. Dëshmitarë okularë të cituar nga gazeta “Mitteldeutsche Zeitung” thanë se sulmuesi ka dalë nga banesa dhe ka goditur me një thikë të gjatë disa fëmijë që ishin ulur para hyrjes.

Autori i dyshuar është një 46-vjeçar nga Kosova, i cili u arrestua pak minuta pas ngjarjes nga policia. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit, si dhe llojin e mjetit të përdorur në sulm.

Policia është duke kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur disa markime për mbledhjen e provave materiale. Pamjet nga vendi tregojnë praninë e forcave të shumta policore dhe njësive të emergjencës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, veçanërisht për shkak se në shënjestër ishin fëmijë. Autoritetet kanë premtuar zbardhje të plotë të rastit dhe shtim të masave për sigurinë në lagje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI