Flash

Berisha: Raporti paraprak i vëzhguesve dëshmoi farsën elektorale

Lapsi.al 20 May 2025
Berisha: Raporti paraprak i vëzhguesve dëshmoi farsën elektorale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në deklarëtën për mediat ka komentuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Berisha theksoi se raporti dëshmon se zgjedhjet ishin një farsë elektorale.

Ai shtoi se në raport shkruhet për kushte të pabarabarta të cilat u mbajtën zgjedhjet. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Ram që të mos bëjë përpjekje për të ndërhyrë mbi dokumentet. Kryedemokrati më tej mori shembull një rast nga Këshilli i Evropës teksa theksoi se Ramës ia anulluan darkën nga sjellja e tij. Sipas tij pas anulimit të darkës janë dërguar mesazhe kërcënuese tëk personat që morën këtë vendim.

"Absolutisht fjalë për fjalë. Në çdo kapitull. Cilido që lexon raportin e OSBE/ODIHR dhe të gjithë vëzhguesve, se ky raporti paraprak është i përbashkët mes OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, i ka paraqitur të gjitha me vërtetësi. Natyrisht me gjuhën e raporteve, por ndër të tjera citohet në raport direkt edhe ky dokument. Citohet në raport ky dokument dhe ato citime në raport bazuar në këtë dokument, ato përmbysin, ato dëshmojnë për farsë elektorale.

Ku aty shkruhet për kushte të pabarabarta. Ku aty shuhet se u shua kufiri midis shtetit dhe partisë. Ata nuk i nxjerrin nga xhepi i tyre, ata i nxjerrin nga dokumenti i Kopenhagenit. Por për hir të së vërtetës, e kanë cituar. Kështu që zgjedhjet janë farsë. Ishin farsë elektorale. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, zhvillon farsë. Dhe e paralajmëroj të mos bëjë asnjë lloj përpjekje, ndërhyrje mbi dokumentacione dhe të tjera që i ka të zakonshme. Ua tregova unë historinë se çfarë ndodhi në Këshillin e Europës.

Ia anuluan darkën për sjelljen e tij si me qenë i biri i Gadafit apo i Enver Hoxhës, dhe pastaj fluturuan qindra mesazhe kërcënimi tek personalitete që i anuluan darkën. I them mos guxo të përzihesh në asnjë lloj procesi sepse këtë e ke gatuar vetë dhe nuk e ke gatuar me datë 11, e ke përgatitur në mënyrën më kriminale," tha ai.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI