Flash

Berisha: SPAK heshti para dhjetëra padive për këto zgjedhje

Lapsi.al 20 May 2025
Berisha: SPAK heshti para dhjetëra padive për këto zgjedhje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar në deklaratën e sotme për mediat se ky proces zgjedhor ishte një farsë elektorale.

Berisha tha se në këto zgjedhje shteti doli komplet kundër qytetarëve duke iu bërë presione nga më të ndryshmet. Ai u shpreh se më 11 maj është goditur demokracia shqiptare.

Kryedemokrati tha se SPAK ishte në krah të qeverisë në këtë proces duke heshtur para dhjetëra padive apo veprimtarive të bandave kriminale.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Pra, të dashur qytetare dhe qytetarë, zgjedhjet nuk ishin. Kjo ishte një farsë e turpshme elektorale. Më e turpshmja në historinë 32-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Në këto zgjedhje, si kurrë më parë, shteti i tërë doli lakuriq në tërë shëmtinë e tij kundër qytetarëve. Për të bërë presione nga më të ndryshmet, përdori të gjitha mjetet te tij, përdori nëpunësit e tij për forma nga më të ndryshme presioni. Ndaj të dashur qytetarë dijeni se me 11 Maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë shqiptare. Referojuni këtij dokumenti ndërkombëtar, dokumentit të Kopenhagenit, i detyrueshëm për çdo vend demokratik që zhvillon zgjedhje dhe zgjedh qeverinë me votën e qytetarëve. Kurrë ndonjëherë, një parti e transformuar në shtet dhe mafie nuk është vërsulur më me egërsi ndaj qytetarëve shqiptarë siç është vërsulur narkoshteti i Edi Ramës.

Ndaj ju lutem lexoni pikën 5, fraksion 4 të dokumentit të Kopenhagenit.

Tjetër, Shqipëria është zotuar sipas pikës 5, 5, se veprimtaria e qeverisë dhe administratës, si dhe e sistemit të drejtësisë, do ushtrohen në përputhje me sistemin e vendosur me ligj dhe në respekt të atij sistemi. E morët vesh ju se si veproi administrata gjatë këtij procesi, se si e mbylli gojën, se si shërbeu si shpifë e partisë, Skapi i Dumanit, se si heshti para dhjetëra e dhjetëra padive, para veprimtarisë më të egër kriminale të bandave. E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera. Për të ushtruar terror politik mbi opozitën.

Zgjedhjet pra nuk ishin, ishte një farsë. Dhe ata që duan të hanë turpin me bukë i quajnë zgjedhje këto. Këto ishin farsë elektorale ku u shkelën parimet më themelore. Tjetër, sistemi i ngritur nga Edi Rama është absolutisht antidemokratik. Çfarë thotë karta e Kopenhagenit? Palët lejojnë që të gjitha vendet në një dhomë në legjislaturën kombëtare të zgjidhen në garë të lirë me votën popullore. Pra, kërkon që të gjithë ata që ulen në parlament, t’i jenë nënshtruar një gare të hapur, të lirë, jo me lista, por secili me vend. Pra, kjo ishte një farsë antidemokratike fund e krye. Palët kanë detyrimin t’u japin mundësi të gjithë forcave politike, garanci të plota ligjore, të garojnë me njëra-tjetrën mbi bazën e trajtimit të barabartë para ligjit dhe autoriteteve.

Se cila është barazia në këto zgjedhje, kur njëra palë shpërndan 500 milionë euro prokurime dhe koncesione. 76 milionë euro bonus për vota. 200 milionë euro gjoba të falura për vota. Miliona e miliona rrënjë kanabis, nga të cilat, secila është 1 mijë euro, për vota. Tani ju e merrni me mend se çfarë farsë e shpifur ishte kjo. Mbetemi tek ajo fjala e mikut tim, që dekada më parë vëzhgova zgjedhjet në Zimbabve, ku diktatori Mugabe zhvilloi zgjedhje të njëjta me këto në Tiranë. Nuk ma priste mendja kurrë që në vitin 2025 të shihja zgjedhje të tilla në Tiranë, do më thoshte një miku im i shquar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI