Flash

Akuza brenda PD/ Tabaku mbi 20 mijë vota në Tiranë, Adriana Kalaja: Ja bleu Rama

Lapsi.al 20 May 2025
Akuza brenda PD/ Tabaku mbi 20 mijë vota në Tiranë, Adriana

Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke u bërë më e votuara për Partinë Demokratike, por edhe në rang vendi. Por, për kandidaten tjetër të listës së hapur të Tiranës, Adriana Kalaja, votat e Tabakut nuk janë të sajat. Në një koment të bërë në rrjetin social "Facebook", Kalaja hedh dyshime se Tabaku është suportuar nga vetë kryeministri Edi Rama për të grumbulluar numrin e votave preferenciale që do t'i siguronin një vend në sallën e Kuvendit për një tjetër mandat 4-vjeçar.

"Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë. Qëllimi: Për të poshtëruar Berishën; Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile; Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes. E do Rama në krye të PD,"-shkruan në komentin e saj Adriana Kalaja.

 

 

Por edhe pse akuza është e fortë, nga ana e Tabakut ende nuk ka asnjë reagim. Postimi i fundit në rrjetet e saj sociale është ai i falenderimit për të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI