Flash

Zgjedhjet/ Dumani, Çela dhe Celibashi zhvillojnë takim me ambasadorët ndërkombëtarë

Lapsi.al 20 May 2025
Zgjedhjet/ Dumani, Çela dhe Celibashi zhvillojnë takim me

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani kanë zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në ambientet e Ambasadës së Francës në Tiranë.

Bëhet me dije se të pranishëm në takim ishin ambasadori Francës, Gjermanisë, Holandës, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe e dërguara me Punë e SHBA. Gjithashtu në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian si dhe kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Lamberto Zannier.

Sipas raportimeve, fokusi i diskutimeve në takim ka qenë procesi zgjedhor në Shqipëri dhe masat për të garantuar integritetin e tij, si dhe forcimi i përpjekjeve për të luftuar krimin elektoral. Gjithashtu u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të manipulimit të votës apo intimidimit të votuesve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI