Flash

Mianmar: Arrin në mbi 3.300 numri i të vdekurve nga tërmeti

Lapsi.al 6 April 2025
Mianmar: Arrin në mbi 3.300 numri i të vdekurve nga tërmeti

Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente për ndihma. Por furnizimet duket se shpërndahen në mënyrë të padrejtë nga junta ushtarake.

Numri i viktimave është në rritje. Gati një javë pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar numri të vdekurve është rritur shumë. Mediet shtetëtore bëjnë fjalë për 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur. Gjithashtu 4.850 vetë janë plagosur. Organizatat e ndihmës tërheqin vëmendjen nga rreziku i sëmundjeve të rënda si kolera. Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzon juntën ustarake që sundon në vendin juglindor aziatik, se po i kufizon furnizimet me ndihma në komunat, që nuk janë pro regjimit. Ushtria nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

Vështirësi me kujdesin shëndetësor

Ndihmat në zonat e prekura nga tërmeti po vështirësohen prej pasojave të luftës civile. Ushtria më 2021 rrëzoi qeverinëe zgjedhur të drejtuar nga nobelistja Aung San Suu Kyi. Gjatë luftës civile që pasoi janë dëbuar dëbuar mbi tre milionë njerëz. Kujdesi shëndetësor edhe përpara tërmetit të 28 marsit ka qenë i vështirë, shumë njerëz tani po rrezikohen nga uria. Sipas OKB-së më shumë se një e treta e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare. Tërmeti i shkallës 7,7 ishte ndër më të rëndët në Mianmar qysh prej një shekulli. Shumë ndërtesa, ndër to edhe spitale, janë shembur, komuna të tëra janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

Nuk respektohet armëpushimi

Shefi i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, udhëtoi një ditë më parë për në samitin rajonal në Bangkok, gjë që shkaktoi protesta të fuqishme në vendin fqinj. Për të lehtësuar ndihmën për katastrofën dhe rindërtimin në Mianmar, junta të mërkurën (2.04.2025) shpalli një armëpushim të përkohshëm. Por sipas të dhënave të OKB-së (03.04.2025) armëpushimi nuk po respektohet, që nga mesi i javës janë kryer të paktën 16 sulme nga ajri të ushtrisë ndaj objektivave në zona të ndryshme të vendit, ndër to edhe në zonat e prekura nga tërmeti.

Të këshilluara

Turizmi në rritje, por pa orientim

Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efekt i promovimit që vijon t’i bëhet destinacionit. Edhe pse kjo tendencë duhet të na gëzojë, ajo që po s...

07:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI