Flash

Humb jetën një person pas shembjes së dheut në Prishtinë

Lapsi.al 5 April 2025
Humb jetën një person pas shembjes së dheut në

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës më 5 prill. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Agron Boroci nga Policia e Kosovës. Ai tha se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.

Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI