Flash

Berisha: Ballkani i Hapur falimentoi fermerin shqiptar

Lapsi.al 5 April 2025
Berisha: Ballkani i Hapur falimentoi fermerin shqiptar

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte në qarkun e Shkodrës sot, në turin e takimeve elektorale, duke mbajtur fjalim para mbështetësve në Malësinë e Madhe, ku prezantoi edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u ndal edhe te Ballkani i Hapur. Ai tha se kjo marrëveshja falimentoi fermerin shqiptar. Berisha gjithashtu u premtoi fermerëve në mënyrë absolute se do mbrohen prodhimet e tyre.

"Miqtë e mi, unë u ndala tek prodhimi. Fermeri shqiptar shkoi drejt falimentimit me shpejtësi këto 12 vite, sepse firmosën Ballkanin e Hapur, duke i thënë BE: mos e firmosni. BE është hapësirë e tregtisë së lirë, por tregëti me rregulla. Jo tregtisë që të falimentojë njërin për shkak të tjetrit. Në qoftë se Serbia ka subvencionuar fermerët e saj, minimumi 5 herë më shumë se sa Shqipëria.Normal, që fermeri shqiptar nuk mund të shesë me atë çmim që shet fermeri serb. Dhe ky bënte mashtrimin e kamionit, se kamionit i duhet 1300 vjet në dogana.

Marrëzira! E mbushi tregun me prodhime të Shumadisë, me prodhime të Taxhikistanit, sepse ata janë të lidhur në marrëveshje edhe me Rusinë dhe fermat tona falimentuan njëra pas tjetrës. Ju premtoj fermerëve se në mënyrë absolute prodhimet e tyre sezonale do të mbrohen, dhe vetëm do të mbrohen.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI