Flash

Shpërndante kõkainë në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

Lapsi.al 5 April 2025
Shpërndante kõkainë në Tiranë, arrestohet

Policia e Krujës në bashkëpunim me policinë e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin I. Rr., banues në Tiranë. I riu dyshohet se shpërndate kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë mbrëmjeve.

Arrestimi i 26-vjeçarit u bë pas mesnate në Rinas, ku Policia ndaloi automjetin që drejtohej nga i riu. Gjatë kontrollit fizik të personit dhe mjetit, atij iu gjetën 107 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje. Nga ana tjetër janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3180 euro dhe 48 000 lekë. Sipas hetimeve është zbuluar se i arrestuari siguronte lëndën narkotike dhe më pas e shpërndante në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë. Sekuestrohen rreth 107 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza dhe shuma parash(euro dhe lekë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrethrrotullimin e Rinasit, pas mesnate, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. Rr. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe 3180 euro dhe 48 000 lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI