Flash

Zbardhet dëshmia e nënës: Ilaria ma shpërqëndronte djalin

Lapsi.al 5 April 2025
Zbardhet dëshmia e nënës: Ilaria ma shpërqëndronte

Dëshmia e nënës së Mark Samson në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

Kishte një lloj armiqësie mes Nors Mazlapan, nënës së autorit dhe viktimës, shkruan media italiane. 22-vjeçarja prej një viti frekuentonte apartamentin e vogël të familjes filipinase në rrugën Homs.

“Nuk doja që Mark ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë, djali im duhet të jetë i përqendruar te studimet”, ka rrëfyer ajo.

Autori e hodhi trupin e të dashurës në humnerë në zonat e thella të Capranica Prenestina-s, pasi e qëlloi për vdekje në banesën e familjes Samson në lagjen “Africano” të Romës.

Nors Mazlapan dhe Rik Samson rrezikojnë të hetohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim dhe për fshehje kufome.

Tensioni po rritet edhe në lagje, në komunitetin e madh filipinas. Xhaxhai Emilio iku me skuter sapo pa gazetarët.

“Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia”, mësohet të ketë thënë gruaja, një shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga policia kriminale, nën drejtimin e hetuesit Roberto Pititto.

Ka skepticizëm rreth versioneve që kanë dhënë gruaja dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si ndihmës shtëpiak në një familje në veri të Romës.

“Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të vizituar Markun”, pohuan edhe ata orët e fundit.

Megjithatë, babai ka thënë më parë se kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri të nesërmen.

Pra, dy javë pas vrasjes, prindërit e ish-të dashurit të viktimës nuk kanë mundur ende të shpjegojnë qartë se çfarë kanë bërë gjatë atyre 24 orëve dhe cili ka qenë roli i tyre në veprimet e të birit: të vrasë një vajzë të mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas – gjatë ditës – ta fusë trupin në një valixhe, pasi e ka mbështjellë me një qese plastike, ta ngarkojë në makinën e familjes në rrugë, jo në ndonjë garazh dhe ta çojë për ta hedhur në një greminë 40 kilometra larg Romës.

“Ne nuk dëgjuam asnjë zhurmë, asnjë britmë nga dhoma e Markut”, u kanë thënë gjithashtu prindërit policisë.

Të banorët e pallatit dhe ata të ndërtesës përballë, shumë prej të cilëve janë filipinas, përfshirë xhaxhanë Emilio kanë pohuar se nuk dëgjuan asnjë britmë nga apartamenti i familjes Samson, që ndodhet në katin e parë.

Tashmë edhe marrëdhënia mes nënës dhe ish-të dashurës së të birit është nën lupën e hetuesve.

Më shumë se konflikte të zakonshme, bëhet fjalë për një armiqësi të heshtur ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me bindjet fetare të nënës.

Sigurisht, mund të shihet si një sjellje e zakonshme prindërore – një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin – por ndoshta ishte diçka më shumë, që ka dalë në pah edhe gjatë marrjes në pyetje të saj. Hetuesit tani përpiqen të kuptojnë nëse kjo ndjenjë ka ndikuar drejtpërdrejt në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku, pavarësisht pastrimit të kujdesshëm, u gjet gjaku i Ilarias.

Ajo u godit në qafë, në befasi apo ndoshta në gjumë, nga dikush që ndodhej pas saj, me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe burri i saj thonë se po flinin.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI