Flash

Banorët e fshtatit Zboq në protestë: Rruga në gjendje të mjerueshme dhe nuk ka ujë

Lapsi.al 5 April 2025
Banorët e fshtatit Zboq në protestë: Rruga në gjendje

Banorët e fshatit Zboq në bashkinë e Maliqit, u ngritën sot në protestë për shkak të kushteve të vështira infrastrukturore. Ndër problematikat e shumta mbetet mungesa e ujit të pijshëm, të cilin ata e sigurojnë nga një burim që ndodhet në teqënë e fshati. Ndërsa për higjenën dhe nevojat e tjera, banorët ende mbushin ujë nga ulluqet e shiut dhe nga lumi i cili kalon në afërsi të fshatit.

Sipas tyre për këtë situatë janë vënë në dijeni autoritetet dhe i është kërkuar të asfaltojnë 1 km rrugë, por nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërsa ura që lidh aksin kryersor Lozha - Maliq me fshatin Zboq është në kushte të kqija dhe rrezikon jetën e banorëve.

“Faleminderit që keni ardhur në fshatin Zboq. Ne jemi gjithsej 15 familje. Jetojmë në kushte shumë të vështira siç e shikoni vetë, ku bashkia dhe komuna nuk na ka ndihmuar fare, as për rrugë, as për ujësjellësa dhe as për fëmijë. Rruga na e vështirëson shumë jetesën, rruga është shumë e keqe, bën tym makina, fëmijët kalojnë këtu. Nuk kemi ujë të pijëshëm fare”, shprehet një nga banorët në protestë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI