Flash

Berisha takime me biznese: Energjinë do ta paguani 6 lekë, përgjysmohet tarifa e ujit

Lapsi.al 5 April 2025
Berisha takime me biznese: Energjinë do ta paguani 6 lekë,

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 në Tiranë. Gjatë bisedës me tregtarët, Berisha u ka shpjeguar programin e ‘Aleancës për Shqipëria Madhështore’ për biznesin e vogël dhe lehtësirat që do të ju krijojë qeverisja pas fitores në 11 maj.

Ai theksoi se do të paguhet për energjinë elektrike me 6 lek si dhe tarifat për ujin do të përgjysmohen. Sipas tij gjobat e vendosura me arbitraritet do të falen.

"Do ta blini energjinë me 6 lek. Tarifat e ujit do të përgjysmohen. Taksat e shumta që vendos bashkia mbi ju, tarifat nuk do të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros. Sot i keni 8 apo dhe 10% të xhiros. Jo nuk do jenë. Gjobat do të falen. Gjobat e vendosura me arbitraritet nga këta plaçkitës do të falen. Ne e konsiderojmë të një rëndësie shumë të madhe suksesin e biznesit të vogël.

Do të ulim nga 1500 në 120 tarifën e hapësirës publike, aq e keni pasur. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI