Flash

Tabaku për Ramën kur ishte në Komision Hetimi: Më vinin informacione nga kundërshtarë

Lapsi.al 5 April 2025
Tabaku për Ramën kur ishte në Komision Hetimi: Më vinin

Deputetja opozitare Jorida Tabaku ka zbuluar disa detaje nga marrja në pyetje e kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për inceneratorët në 2022. Në emisionin “Kjo javë” Tabaku u shpreh se ka marrë mbështetje si nga brenda demokratëve, ndërsa ka theksuar se mesazhe i vinin edhe nga pala kundërshtare, duke e inkurajuar apo edhe dhënë detaje në lidhje me hetimin.

Demokratja ka rrëfyer edhe se si ka kaluar 10 orë marrje në pyetje për kryeministrin, duke nënvizuar se nuk ishte aspak e lehtë. Ajo theksoi se Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por sipas saj ajo e kishte të qartë që nuk do të shpërqendrohej nga qëllimi kryesor. Ajo shtoi se nga ajo seancë ka marrë vlerësime edhe nga kolegët edhe nga "kundërshtarët" e saj. Tabaku theksoi se mori shumë mesazhe të cilët e inkurajonin për të vazhduar.

“E mbaj mend si tani atë ditë, para se të niste komisioni, më ke marrë në telefon dhe më ke thënë bëjmë një lidhje live dhe të kam thënë nuk dua ta bëj si Big Brother, Të nesërmen nisi sulmi i Rusisë në Ukrainë por diskutimin e bëmë.

Në atë komision PD ishte në mes të një diskutimi, fjalë diplomatike kjo sepse sapo kishim kaluar 8 janarin. Detyra ime ishte të kisha bllok opozitën bashkë pavarësisht çdo gjëje dhe këtë rol e kam luajtur më mirë sepse isha grua sepse nëse do të ishte një burrë nuk do ta kishte luajtur. Dhe së dyti përballjen me kundërshtarin. Ka qenë sfidë sepse të kesh 10 orë përballë kryeministrin sigurisht që nuk është e lehtë.

Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por e kisha të qartë në mendjen time që nuk do të kisha asgjë që do të më shpërqendronte nga qëllimi kryesor. Ndoshta mund të kem një ndjenjë humori që nuk e kam shfaqur kund por aty në 10 orë mu desh ta shfaqja. Për shembull atë 7X7=313. Atë “yllin në ballë” aty e thash për herë të parë. Janë shumë gjëra që dolën në mënyrë të natyrshme.

Sot kur shkoj tek demokratët dhe bisedoj, kur kanë ndonjë shqetësim më thonë që në shumë vite në politikë ti mund të kesh bërë edhe gabime, por atë që i kë bërë Edi Ramës… Dhe kjo sigurisht që ka një kënaqësi personale.

Kjo më është thënë edhe nga kolege edhe nga kundërshtarë. Nuk e kam thënë më parë por e di që në atë periudhë kisha një mori mesazhesh që vinin nga kundërshtari të cilat jepnin informacion, të cilat thonin bravo këtë e kape mirë dhe të cilët inkurajonin për të vazhduar, lere pjesën e administratës publike që çfarë nuk çonte. Më tha një mik i imi në atë periudhë: unë e kuptova që ishte gjë shumë e madhe dhe isha në taksi dhe taksisti ishte live edhe më tha a mund ta dëgjojmë pak sepse është Rama atje," tha ajo.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI