Flash

Pjesë e një rrjeti narkotrafiku, shqiptari dhe italiani kapen me mbi 5 kg drøgë

Lapsi.al 5 April 2025
Pjesë e një rrjeti narkotrafiku, shqiptari dhe italiani kapen me mbi 5

Karabinierët italianë në Xhenova arrestuan 2 persona të dyshuar për trafik droge, njëri prej të cilëve ishte një 48-vjeçar shqiptar.

Gjatë aksionit u sekuestruan mbi 5 kilogramë kokainë dhe hashash me vlerë tregu 400 mijë euro, si dhe valutë cash.

Ndërhyrja u krye në zonën midis Oregina dhe Castelletto. Efektivët pikasën fillimisht një automjet të dyshimtë, të cilin e drejtonte bashkëpunëtori i shqiptarit, një 40-vjeçar italian me precedentë penalë. Nervozizmi i tyre shtoi dyshimet e karabinierëve, që fillimisht zbuluan një bllok hashash 100 gramë, ende i paprekur.

Hetimet u shtrinë edhe më tej më datën 3 prill, për goditjen e rrjetit kriminal. 48-vjeçari shqiptar, teksa po dilte nga dera e godinës u kap nga policia pas një arratisjeje nëpër rrugët e ngushta të zonës, gjatë së cilës tentoi të hiqte qafe një zarf.

Brenda tij u gjetën më shumë se 2 kilogramë kokainë, nga e cila një bllok ende i mbyllur me shirit ngjitës peshonte 1 kilogram, ndërsa pjesa e mbetur u ishte ndarë në mbështjellës të ndryshëm të mbështjellë, me peshë nga 100 deri në 600 gramë dhe gati për shitje.

Kontrolli i mëpasshëm personal i shtëpisë çoi në gjetjen e shumës së parave prej 11 200 euro, si dhe gati 3 kilogramë hashash, të ndara në pako, gjithsej 28 blloqe nga afërsisht 100 gramë secila, informon media italiane. Të dy të arrestuarit u vendosën në burgun e Marassit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI