Flash

Vràsja e Ilaria Sulës, policia kontrollon sërish në banesën e të dashurit

Lapsi.al 5 April 2025
Vràsja e Ilaria Sulës, policia kontrollon sërish në

Kontrolle të reja janë ushtruar nga policia e Romës në banesën e të dashurit të Ilaria Sula, studentes shqiptare 22-vjeçare, që u godit me thikë për vdekje dhe u gjet në një valixhe në Poli. Sipas mediave italiane, është sekuestruar një kompjuter.

Kujtojmë se gjykata konfirmoi më 4 prill arrestimin e Mark Antony Samsonit, i cili pranoi vrasjen e vajzës. Gjyqtari për hetimet paraprake, në vendimin e tij, identifikoi të gjitha kushtet për të cilat bëhet e nevojshme masa e paraburgimit për Mark Samson si mundësia për arratisje, prishje provash dhe kryerja e krimeve të tjera.

Ai ka treguar se pasi ishte zgjuar, kishte lexuar një mesazh që kishte mbërritur në telefonin e Ilarias dhe e  goditi atë në qafë me thikë. Arma e ftohtë, së bashku me një çantë me tapetin dhe leckat e përdorura për të pastruar dhomën, ishin hedhur në kosh, ndërsa telefoni në pusetë.

Priten prova për praninë e prindërve në shtëpi në momentin e krimit nga kontrollet e urdhëruara nga prokurorët e prokurorisë së Romës në qelitë telefonike. I riu dje para gjyqtarit hetues pretendoi se gjithçka e kishte bërë i vetëm dhe për pyetjet konkrete për nënën dhe babanë e tij megjithatë shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI