Flash

Lubonja: Ju them pse SPAK punon me dy standarde me politikanët

Lapsi.al 6 January 2025
Lubonja: Ju them pse SPAK punon me dy standarde me politikanët

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Prokuroria e Posaçme punon me dy standarde për politikanët në pushtet apo në opozitë. Në studion e emisionit “Open” në News 24, Lubonja tha se SPAK nuk godet siç duhet krimin elektoral.

“Ngjarja sot ka qenë ai dokumenti që doli sot, sipas të cilit ishte si kundërpërgjigje ndaj SPAK. SPAK nuk vepron ndaj kësaj çështjeje ku përmendet Taulant Balla. SPAK duhet të veprojë edhe për krimin elektoral. Berisha është mësuar me një mendësi, që ai është në krye dhe ai bën gjithçka. Unë e shikoj SPAK-un si më kompleks. Ai vepron ndryshe me politikanët në qeveri dhe ata në opozitë” – tha Lubonja.

Lubonja u shpreh skeptik për punën e SPAK. Ai u shpreh se nuk duhet të gënjejmë shqiptarët duke u thënë se është Amerika dhe gjithçka do rregullohet.

“Këta ndërkombëtarë të harrojnë që të na ndihmojnë ne, ata shohin interesat e tyre. Kanë dashur të bëjnë cik propagandë me SPAK. Rama di të luajë ca gjëra në favor të tyre. Mos të gënjejmë shqiptarët. Është Amerika prapa që do na rregullojë. Ka vënë SPAK aty dhe me këtë SPAK do ti vijë radha të gjithëve. Unë nuk mendoj kështu. Nesër edhe nëse janë tre prokurorë të mirë, do ti heqë mandatin e katërt”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI