Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ylli Zherri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është arrestuar në Kurbin.
Mësohet se ndaj tij, Gjykata e Vareses në Itali ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat si pjesëmarrës në organizatë kriminale dhe trafik i lëndëve narkotike. Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.